Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Kosova U20 humb edhe ndeshjen e dytë

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll (femrat), e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në garën “European Challengers”.

Pas humbjes nga Sllovakia, Kosova të enjten pësoi humbje edhe nga Luksemburgu.

Ndeshja e luajtur në Shkup, përfundoi me rezultatin 91:57 në të mirë të Luksemburgut.

Agnesa Rrahmani ishte më efikasja dhe lojtarja e vetme te Kosova që shënoi pikë dyfishfrore në këtë takim. Ajo ndeshjen e mbylli me 20 pikë të shënuara.

Ndeshjet e radhës në kuadër të Grupit E, Kosova do t’i luajë gjatë vikendit. Të shtunën, përballet me Rumaninë kurse me Maqedoninë e Veriut luan të dielën.