Sport

Basketboll, Kosova në Grupin C të parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”

Përfaqësuesja A e Kosovës në basketboll, ka mësuar kundërshtarët e parakualifikimeve për “Eurobasket 2025”.

Në shortin e tërhequr të premten në Munich të Gjermanisë, është përcaktuar që Kosova të jetë pjesë e Grupit C parakualifikues. Pjesë e këtij grupi, janë edhe Norvegjia e Danimarka.

“Dardanët” do të luajnë me sistem vajtje-ardhje kundër Norvegjisë e Danimarkës. Raundi i parë parakualifikues do të nis më 25 deri më 28 nëntor të këtij viti.

Në parakualifikime marrin pjesë dhjetë përfaqësuese, që janë të ndara në tri grupe.

Tri ekipet e para në grupe dhe ekipi më i mirë i dytë, do të avancojnë në raundin e dytë të parakualifikimeve që nis në gusht të vitit të ardhshëm.