Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi rikthen nigerianen Balarabe

Bashkimi ka kthyer në radhët e veta basketbollisten nigeriane Aisha Balarbe, ka njoftuar klubi nga Prizreni. Reprezentuesja e Nigerisë, kishte luajtur për Bashkimin stinorin e kaluar.

Ajo kishte ndihmuar Bashkimin ta fitonte Superkupën e Kosovës para se të largohej për të luajtur në Spanjë e më pas në Greqi.

Balarabe 35-vjeçare është e gjatë 193 centimetra.