Skuadra e Bashkimit ka paraqitur për regjistrim basketbollistin amerikan Daishon Knight, ka njoftuar të hënën Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
Plejmejkeri 185 centimetra, së fundi ka bërë karrierë në Turqi, tek ekipi Final Gençlik që garon në kategorinë e tretë.
Knight te Bashkimi ka ardhur në vend të bullgarit Aleksandar Gruev, i cili është larguar nga ekipi.
Aktualisht, te Bashkimi janë tre të huaj: Adrian Motley, Jamir Hanner e Ljubo Shamadan.
Ekipi, ditë më parë ka angazhuar trajnerin grek Fotis Takianos, kurse krahas IP Superligës, Bashkimi merr pjesë edhe në Ligën Ballkanike (BIBL).
Artikuj të ngjashëm