Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi mposht Trepçën e Prishtina Rahovecin

Derbi i kësaj jave në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës i ka takuar klubit nga Prizreni.

Bashkimi fitoi derbin e sotëm me rezultat 87-65, në të cilën shkëlqeu Aaron Moss me trille-double, transmeton Koha.net. Ai shënoi 12 pikë, pati 14 kërcime e po aq asistime.

Në ndeshjen tjetër lideri Prishtina e mposhti në udhëtim Rahovecin me rezultat bindës 71:84.