Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi mposht Tiranën në vazhdime

Klubi i basketbollit, Bashkimi, ka mposhtur Tiranën në kuadër të xhiros së tetë në Ligën Ballkanike.

Prizrenasit fituan 101:95 në një ndeshje me fund dramatik.

Bashkimi nisi më mirë ndeshjen duke e mbyllur pjesën e parë me tri pikë epërsi. Periudha e tretë u takoi plotësisht mysafirëve nga Tirana që fituan me 13 pikë epërsi. Teksa pritej që Tirana të shkonte drejt fitore, Bashkimi arriti që të dilte në epërsi deri në sekondat e fundit. Një sekondë para fundit, Tirana barazoi gjithçka në 84:84 për të çuar ndeshjen në vazhdim prej pesë minutash.

Në këtë pesëminutësh, Bashkimi ishte më i mirë dhe arriti që në fund të dalë fitues.

Deri tani në këtë garë, Bashkimi ka tri fitore dhe pesë humbje, ndërsa Tirana dy fitore dhe gjashtë humbje.