Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi mposht Pejën, përfundon sezonin e rregullt në vendin e dytë

Bashkimi e ka mposhtur në udhëtim Pejën, duke e përmbyllur kështu sezonin e rregullt në vendin e dytë të Superligës.

Prizrenasit fituan me rezultat 81-92, raporton Koha.net. Pas kësaj fitore Bashkimi në garat e plejofit, që nisin këtë vikend, do ta ketë përparësinë e terrenit vendas.

Më meritori në radhët e Bashkimit për këtë fitore ishte Kayel Locke që shënoi 26 pikë, pati 5 kërcime dhe 2 asistime. Ai u ndihmua nga Garrius Adams që shënoi 20 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime.

Kurse në radhët e Pejës më i miri ishte Arian Qallakaj me 30 pikë, 11 kërcime dhe 3 asistime. Dhe me 24 pikë kontribuoi Robert Abramoviq, që pati gjithashtu 3 kërcime dhe 3 asistime.

Peja ka pasur probleme të mëdha financiare, dhe për shkak të kësaj i kanë munguar disa nga yjet kryesorë për shkak të bojkotit.

Artikuj të ngjashëm