Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi humb finalen, vazhdon pritjen për trofe

Bashkimi duhet të presë një rast tjetër për t'i dhënë fund pritjes shumë të gjatë për trofe.

Skuadra prizrenase e basketbollit të dielën është paraqitur në finale të Ligës Ballkanike, por nuk ia ka dalë të festojë pas saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Është mposhtur nga skuadra bullgare Levski Lukoil me shifrat 83:72, në ndeshjen e luajtur në Samokov të Bullgarisë. Në fakt, për Bashkimin vetë paraqitja në turneun final që u mbajt në Samokov është sukses. Por suksesi nuk është konkretizuar me trofe për të cilin Bashkimi po pret qysh prej vitit 2001.

Atë vit e kishte fituar Kupën e Kosovës në basketboll, ndërsa më pas nuk ka fituar titull apo kupë. Në dy edicionet e kaluara garoi në Ligën Ballkanike, por ishte larg prej fazës së fundit. Këtë herë u afrua pranë, por Levski ishte i pakalueshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm