Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi e Trepça kërkojnë këndelljen pas dështimit në Kupë

Pas goditjeve që morën në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, Bashkimi e Trepça u kthehen sfidave për të krijuar situatë më të favorshme për plejof.

Dy skuadrat që me shumë gjasa do të luajnë në plejof, por që vlerësohen autsajdere karshi Sigal Prishtinës e Pejës, përballen në derbin e javës së 19-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja ndërmjet Bashkimit e Trepçës luhet të shtunën (sot) nga ora 20:00 në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trepça është e dyta në klasifikim me 30 pikë, por i ka luajtur të gjitha ndeshjet. Ndërkohë Bashkimi është i treti me 29 pikë, por ka vetëm 16 ndeshje. Nuk i ka luajtur dy ndeshje të vjeshtës me Pejën.

Bashkimi të premten e kaluar ishte eliminuar në gjysmëfinale të Kupës pikërisht nga Peja. Në të njëjtën fazë Trepçën e kishte ndalur Sigal Prishtina. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.