Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkëlojtari i Rrahmanit i infektuari i radhës

Koronavirusi ka prekur edhe skuadrën e Veronas, ku paraqitet kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani.

Klubi i Serie A ka njoftuar të martën në mbrëmje që futbollisti Mattia Zaccagni ka dalë pozitiv në testet për koronavirus, COVID – 19.

Te Verona pos Rrahmanit luan edhe mbrojtësi tjetër shqiptar, Marash Kumbulla. Ata tashmë janë izoluar.

“Futbollisti Zaccagni, njëjtë si e gjithë skuadra, do të vazhdojnë izolimin në shtëpi deri më 25 mars. Lojtarët do të vazhdojnë të monitorohen. Zaccagni është mirë. Në ditët e fundit ka pasur pak ethe”, ka njoftuar Verona, transmeton Koha.net.