Mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Pavard, ka gjasa të mos paraqitet te Franca për ndeshjen kundër Polonisë në kuadër të fazës nokaut të Kupës së Botës.
“L’Equipe” bën të ditur se atmosfera në kampin e Francës aspak nuk është e mirë për shkak se shumica e futbollistëve janë kundër Pavardit.
Mësohet se Pavardi është kritikuar ashpër nga bashkëlojtarët pas paraqitjes së dobët që e pati në ndeshjen hapëse të Grupit D kundër Australisë.
Pas pakënaqësive dhe situatës së tensionuar, Pavard nuk u aktivizua fare te Franca për dy ndeshjet e fundit në grup, me Danimarkën dhe Tunizinë.
Ousmane Dembele dhe disa lojtarë të tjerë haptazi kanë kritikuar Pavardin dhe kanë kërkuar nga trajneri Didier Deschamps mos ta aktivizojë më.
Pavard ishte titullar ndaj Australisë përpara se të zëvendësohej në fund të ndeshjes nga Jules Kounde, i cili luajti në krahun e djathtë edhe kundër Danimarkës.