Ardian Basha do ta udhëheqë skuadrën e Ballkanit në tri xhirot e mbetura të këtij edicioni në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi nga Suhareka, të premten nëpërmjet një njoftimi e ka konfirmuar Bashën në krye të ekipit.
Basha ka qenë ndihmës-trajner i Bledi Shkëmbit, i cili u shkarkua nga posti i trajnerit të enjten pas humbjes nga Arbëria. Basha ka mbajtur këtë rol që një kohe të gjatë te klubi suharekas.
“Të dashur tifozë. Në këto tri xhirot e mbetura, ekipin do ta udhëheq ndihmës trajneri i deritashëm Ardian Basha kurse zëvendës trajner do të jetë Edon Gashi, krye trajneri i juniorëve”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Aktualisht, Ballkani është në pozitën e tretë në tabelë me 67 pikë, pesë më pak se Prishtina që është e para.