Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basha drejt kampionatit izraelit

Në Itali e duan shumë skuadra me Salernitanën e Claudio Lotitos që qëndron në radhë të parë, por e ardhmja e Migjen Bashës sipas të gjitha gjasave do të jetë larg gadishullit Apenin.

I larguar nga Bari në përfundim të këtij sezoni mesfushori i kombëtares shqiptare është në kërkim të një skuadre të re por pavarësisht interesimit të disa klubeve të Serisë B për të, Basha do të provojë një eksperiencë të re në një tjetër kampionat, transmeton SS.

Ish-lojtari i Lucernës kërkohet nga Maccabi Haifa në Izrael. Te Bari 31-vjeçari përfitonte 300 mijë euro në sezon ndërkohë që në Izrael te Maccabi Haifa, Basha do të përfitojë 100 mijë euro më shumë pra 400 mijë euro në vit.

Artikuj të ngjashëm