Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, pritet që karrierën ta vazhdojë në Australi.
Mediumet greke kanë raportuar të martën se Basha ka marrë ofertë joshëse për të luajtur në A-League dhe pritet që gjatë kësaj jave të shkëpusë kontratën me Arisin.
Emri i ekipit australian tek i cili pritet të transferohet Basha nuk është bërë i ditur. Basha 32-vjeçar, javë më parë u tërhoq nga Kombëtarja e Shqipërisë, kurse me Arisin ka kontratë deri në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Ai këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje në kampionatin grek, kurse karrierë ka bërë edhe te Bari, Luzerni, Como, Torino, Atalanta, Frosinone, Rimini, Viareggio, Lucchese e Lausanne. Prej vitit 2013, Basha ka regjistruar 33 ndeshje për Shqipërinë dhe ka realizuar tre gola.