Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Baseli nuk pret të ketë shumë topin ndaj Manchester Cityt

Baseli nuk pret të ketë shumë topin kur të përballet me Manchester Cityn të martën mbrëma në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Dhe kur të ketë topin në pronësi, atëherë nuk duhet ta çojë dëm. Kështu ka thënë trajneri i Baselit, Raphael Wicky.

Wicky ka pranuar se lideri i Premier Leagues së Anglsië në futboll do të dominojë në posedim, por prapë beson se skuadra e tij mund të përsërisë atë befasi dhe të triumfojë siç kishte bërë ndaj Manchester Unitedit në dhjetor në fazën e grupeve, shkruan Koha Ditore.

"Ne nuk do të kemi 50 apo 60 për qind posedim, asnjë skuadër nuk e ka një posedim të tillë kundër Manchester Cityt. Ne duhet të jemi vërtet kompakt, duhet të provojmë dhe të përdorim topin kur e kemi dhe mos të bëjmë gabime. Nëse vazhdojmë të humbasim topin, atëherë do të jetë shumë e vështirë", ka thënë Wicky në konferencë për media.

Wicky e di se Baseli është autsajder dhe se do t'i duhet një mbrëmje perfekte për të befasuar Manchester Cityn e Pep Guardiolas... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)