Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Baseli insiston për Kasamin

Baseli është duke insistuar në transferimin e mesfushorit qendror të Sionit, Pajtim Kasami, bën të ditur "Fussballtransfers.com" të martën.

Kasami 27-vjeçar ka kontratë me Sionin deri në verën e vitit të ardhshëm.

Ai te skuadra e Superligës së Zvicrës u transferua nga Olympiacosi dy vjet më parë. Që nga atëherë ka luajtur 70 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 21 gola e 13 asistime.

Kasami në Basel mund të marrë rolin e Serey Die. Die është liruar nga Baseli së fundi.

Baseli po ashtu është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit shqiptar të Hibernianit, Florian Kamberi. Aktualisht te Baseli janë Taulant Xhaka, Edon Zhegrova e Kemal Ademi.