Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Baseli e Zuerichu në garë për Kolollin

Skuadra e Baselit dhe ajo e Zuerichut janë futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, kosovarit Benjamin Kololli.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja zvicerane "Blick". Mësohet se të dyja skuadrat janë të gatshme të paguajnë dëmshpërblim deri në dy milionë euro për transferimin e Kolollit gjatë kësaj vere, transmeton Koha Ditore.

25-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm si te Baseli ashtu edhe Zuerichu, pasi ka treguar paraqitje të mira këtë edicion në kampionatin zviceran me Lausannen.

Ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 30 ndeshje të zhvilluara. Me Lausannen ka kontratë deri në vitin 2021, kurse karrierë ka bërë edhe te Biel-Bienne, Young Boys, Sion e Le Mont.

Kololli është reprezentues i Përfaqësueses së Kosovës.