Andrea Barzagli beson se Paul Pogba është penduar për vendimin e tij që të largohet nga Juventusi drejt Manchester Unitedit.
Pogba u transferua në Old Trafford gjatë verës së vitit të kaluar, por ka dështuar të bind për shumën e paguar për të.
Barzagli e di se Pogba nuk ka mundur të parashikojë këtë sukses të Juventusit në garat europiane, por beson se kualifikimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mund të ndikojë te mesfushori francez.
“Kam folur me Pogban përmes videos. Ai është i lumtur që kemi kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe po na përkrah”, ka thënë Barzagli për Tuttosport.
“Kushdo që largohet nga ky grup do të jetë gjithmonë pjesë e tij. Ekipi ka qenë forca më e madhe në vitet e fundit. Në anën tjetër atij do t’i pëlqente të ishte këtu tani”.