Predha çeliku, barut dhe shumë birrë. Kjo tingëllon pazakonshëm kur flitet për sport.
Por në të vërtetë këto janë të nevojshme për të luajtur sportin kombëtar të Kolumbisë: tejo.
Kjo lojë ka filluar të luhet në mesin e grupeve indigjene kolumbiane rreth 500 vjet më parë, ndërsa në vitin 2000 u shpall si sport i këtij shteti të Amerikës Latine, me Ligjin nr. 613, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.
I popullarizuar për natyrën e zjarrtë që ka si lojë, disa lojtarë të tejos po përpiqen ta largojnë birrën dhe ta inkuadrojnë këtë sport në Lojërat Olimpike. Gjithashtu herë pas here ky sport njihet edhe si "Turmeque", sipas një qyteti ku besohet se e ka edhe origjinën.
"Tejo është një sport unik, si për Kolumbinë ashtu edhe për qytetin Turmeque, pasi e konsiderojmë si një thesar të trashëguar nga paraardhësit tanë. Është një arritje që nuk u zhduk nga pushtuesit kolonialë dhe përbën një lidhje unike mes të kaluarës dhe të tashmes tonë", thotë Yoani Vela Bernal, kryebashkiaku i qytetit Turmeque...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Tifozëve të Meksikës në Botëror u kërkohet t’i lënë “tekillat” në shtëpi
-
Brazili synon të artën në futbollin me nga pesë lojtarë, me “Pelen paralimpik”
-
Futbolli në Kolumbi, “arenë” e konfliktit
-
Ragbi në Kolumbi: Një arratisje nga e kaluara e dhunshme
-
Ringjallja e “gjuhës së rezistencës” së Kolumbisë