Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bartësja numër një Pliskova eliminohet nga “US Open”

Bartësja numër një Karolina Pliskova është eliminuar në rrethin e dytë të “US Open”.

Ajo pësoi 2:0 në sete (6:1 dhe 7:6) nga tenistja numër 50 në botë, francezja Caroline Garcia. Tenistja çeke, që është e treta në botë, ishte më së larti e renditur nga garueset që po marrin pjesë në Grand Slamin “US Open”.

Kjo pasi që tenistja numër një, australianja Ashleigh Barty dhe ajo numër dy, rumunja Simona Halep, kanë vendosur të mos marrin pjesë.