Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barrios firmos me Atleticon deri më 2028

Mesfushori Pablo Barrios ka firmosur kontratë të re me Atleticon Madridin deri në verën e vitit 2028, ka njoftuar klubi nga La Liga.

Barrios po vlerësohet si e ardhmja e klubit dhe për këtë arsye i është ofruar kontrata e re, pasi e mëparshmja i skadonte në vitin 2025.

19-vjeçari është produkt i akademisë së Atleticos dhe këtë sezon është promovuar në ekipin e parë. Në tetë ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Barrios ka shënuar dy gola për Atleticon. Ai ka edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen U19 të Spanjës.