Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, është shëruar plotësisht, ndërsa i është bashkuar të hënën në stërvitje Levantes, ka raportuar gazeta spanjolle “As”.
Ai shpreson të jetë gati të kthehet në fushë për ndeshjen e së mërkurës ndaj Portugalete në kuadër të Copa del Rey. Ai pritet të luajë pas gati dy muaj shkaku i një lëndimi në shpinë të pësuar në nëntor të vitit të kaluar. Ndeshjen e fundit për Levanten, futbollisti i Maqedonisë së Veriut e zhvilloi më 8 nëntor të vitit të kaluar. Këtë edicion ka kontribuar me një asistim në tetë paraqitje.