Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi në mesin e lojtarëve me më së shumti paraqitje në La Liga me Levanten

Enis Bardhi kërkon ta vazhdojë historinë te Levante. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut është në mesin e dhjetë lojtarëve me më së shumti paraqitje në Primera Division te skuadra e Levantes. Ai tashmë ka 98 paraqitje në elitën e futbollit spanjoll.

Të hënën e kaluar, me minutat e luajtura kundër Celta Vigos, e barazoi Vicente Iborran dhe Sergio Ballesteros me ndeshje të luajtura për Levanten në divizionin e parë të futbollit spanjoll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të njëjtën kohë, Bardhi është lojtari i huaj me më së shumti paraqitje për Levanten në La Liga, duke e lënë pas marokenin Nabil El Jar, me 94 paraqitje.

Enis Bardhi është pjesë e Levantes që prej vitit 2017, kur nga Ujpesti u transferua për 1.5 milionë euro.

Në afatin kalimtar veror, për Bardhin u interesuan shumë skuadra të njohura evropiane, përfshirë edhe Arsenalin. Megjithatë, Levante i refuzoi të gjitha ofertat në drejtim të tij dhe e mbajti në ekip. Bardhi 25-vjeçar i ka shënuar 19 gola për Levanten, ndërsa ka kontratë me klubin spanjoll deri më 30 qershor të vitit 2022.