Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi e Januzaj barazojnë në La Liga

Enis Bardhi ka qenë titullar dhe ka luajtur 69 minuta në barazimin 2:2 që skuadra e tij Levante e ka arritur në shtëpi ndaj Eibarit, në xhiron e 29-të të La Ligas spanjolle.

Bardhi u ndëshkua me karton të verdhë në këtë ndeshje të luajtur të dielën. Barazim të dielën ka arritur edhe Real Sociedadi i Adnan Januzajt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Januzaj luajti 87 minuta, ndërsa Sociedadi barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Real Valladolidit. Pas 29 xhirove Levante zë vendin e 15-të me 32 pikë, ndërsa Sociedadi është i dhjeti me 37 pikë.