Portieri i ri anglez, Carl Rushworth, pritet që në fund të këtij edicioni, të transferohet në Spanjë, te skuadra e Barcelonës.
E përditshmja “Mundo Deportivo”, ka shkruar të premten se Barcelona tashmë ka ofruar gjashtë milionë euro për portierin 18-vjeçar, i cili është në pronësi të ekipit nga Anglia, Brighton, transmeton Koha Ditore.
Rushworth këtë edicion ishte pjesë e ekipit U-18 të Brightonit, por muajin e shkuar u huazua te Worthingu që bën gara në kategoritë e ulëta të Anglisë.
Skautët e Barcelonës kanë përcjellë nga afër disa herë Rushworthin dhe janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e tij.
Ai vlerësohet si njëri prej talenteve më të mëdha në Angli dhe ka kontratë afatgjate me Brightonin. Rushworth është pjesë e Përfaqësueses U-19 të Anglisë.