Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona u kthehet fitoreve, mposht Villarealin

Barcelona u është kthyer fitoreve në La Ligë.

‘Blaugranat’ të dielën e kanë mposhtur në udhëtim Villarealin, me rezultat 0-2, në kuadër të javës së 15-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Futbollistët e Barcelonës treguan paraqitje të mirë në duel me Villarealin, duke u kthye me gjah të plotë nga ky udhëtim aspak i lehtë.

Sulmuesi Luis Suarez shënoi golin e parë në minutën e 72-të, kurse, Lionel Messi (83’) i dha goditjen e dytë nikoqirëve, të cilët nga minuta e 60-të luajtën më një lojtar me pak në terren pas përjashtimit te Raba (60’) me karton të kuq.

Pas kësaj fitore, Barcelona forcon kreun e tabelës me 39 pikë, pesë më shumë së Valencia, kurse, Villareal gjendet e gjashta me 21 pikë të grumbulluara.