Barcelona është kthyer te fitorja në La Liga, por me shumë mund. Të mërkurën mbrëma, Barcelona fitoi 3:2 ndaj Almerias.
Takimi ishte i vlefshëm për xhiron e 18-të të kampionatit spanjoll. Sergi Roberto e shënoi golin e fitores në minutën e 83-të.
Raphinha kaloi në epërsi Barçën në minutën e 33-të. Leo Baptistao barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 41-të. Për 2:1 shënoi Roberto në minutën e 60-të, ndërsa realizator i golit për 2:2 ishte Edgar Gonzalez në minutën e 71-të. Barcelona ishte pa fitore në dy ndeshjet e kaluara në La Liga e në një në Champions.
Është e treta me 38 pikë.