Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona tregohet bindëse ndaj Sevillas, e mposht thellë

Barcelona ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Sevilla të shtunën mbrëma.

Skuadra katalanase triumfoi me rezultat bindës 3:0 në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Fati i ndeshjes u vulos në 50 minutat e para.

Raphinha (21’) hapi serinë e golave për Barçën. Ky ishte goli i parë i tij me fanellën blaugranase.

Robert Lewandowski (36’) dhe Eric Garcia (50’) ishin golashënuesit e tjerë.

Barcelona pas katër ndeshjeve tubon dhjetë pikë në vendin e dytë. Sevilla ka vetëm një pikë.

Artikuj të ngjashëm