Barcelona do të ketë disa ditë për t’u përgatitur për duelin kundër Gironas në shtëpi, ndërsa po synon këndelljen pas eliminimit nga Kupa e Mbretit në mesjavë nga Real Madridi.
Tani vëmendja kthehet vetëm te La Liga.
Karim Benzema shënoi “hat-trick” në fitoren 4:0 të Realit në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës.
Barcelona po ashtu u eliminua nga Liga e Evropës në muajin shkurt dhe i mbetet të luftojë vetëm në La Liga.
Në krye të ligës me 71 pikë, 12 më shumë se vendi i dytë, Real Madridi, kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në fund, lojtarët e Barcelonës do të përqendrohen vetëm në ligë për t’ia sjellë skuadrës titullin e 27-të.
Edhe
Ndeshje e vështirë për Barcelonën në La Liga
Barcelona ende nuk ka pësuar disfatë në shtëpi këtë sezon, ndërsa Girona ka fituar vetëm dy herë në udhëtim.
Ndeshja Barcelona – Girona luhet të hënën në orën 21:00 dhe i takon xhiros së 28-të të La Ligas.
Real Madridi të shtunën do të ketë punë pak më të vështirë në shtëpi kundër Villarrealit. Ndeshja nis në orën 21:00.
Villarreali i ka fituar dy ndeshjet e fundit në ligë, ndërsa kishte fituar ndaj madrilenëve edhe në muajin janar, në ndeshjen e parë të këtij sezoni në La Liga.
Po në muajin janar, Villarreali ishte mposhtur në shtëpi nga Reali, por në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit.
Edhe
Barcelona synon të kthehet te fitorja
Atletico Madridi në pozitën e tretë në tabelë me 54 pikë, pesë më pak se Reali, do të luajë kundër vendit të tetë, Rayo Vallecanos, të dielën në orën 21:00.
Atletico e synon fitoren e pestë rresht.
Ndërkohë, Valencia, që po lufton për mbetje në La Liga sivjet, do të luajë në udhëtim te Almeria të dielën në orën 18:30.
Valencia në vendin e 17-të, Espanyoli në vendin e 18-të dhe Almeria në pozitën e parafundit, kanë nga 27 pikë në 27 ndeshje të luajtura. Valencia ka goldallim më të mirë.
Edhe
Barça luan te Girona, Reali pret Sociedadin
Sidoqoftë, Valencia do të mundohet ta shmangë rënien nga liga.
Për herën e fundit, Valencia në La Liga 2 ka luajtur në edicionin 1986/87.