Real Madridi udhëheq në La Liga, por është turpëruar në “El Clasico” nga Barcelona. Të dielën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Barcelona fitoi me rezultat të lartë, 4:0.
Për shumë tifozë të Barçës, skuadra ka dhënë shenja se është në rrugën e duhur për kthim në rrugën e lavdisë pas një periudhë të vështirë.
Pierre Emerick Aubameyang ka shkëlqyer në këtë ndeshje. Shënoi për 1:0 në minutën e parë dhe për 4:0 në minutën e 51-të. Ai asistoi për Ferran Torres në minutën e 47-të, për rezultatin 3:0.
Golin e dytë për Barcelonën e shënoi Ronald Araujo në minutën e 38-të. Në dy golat e parë asistoi Ousmane Dembele.
Barcelona ka pasur edhe raste tjera shënimi në këtë ndeshje.
Reali mbetet lider në La Liga me 66 pikë nga 29 ndeshje. Barcelona është e treta me 54 pikë nga 28 ndeshje.