Barcelona ka fituar thellë ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës për futbolliste.
Mariona Caldentey dhe Salma Paralluelo shënuan nga dy gola secila, për ta ndihmuar skuadrën e tyre të avancojë në finale të Superkupës.
Më vonë shënoi edhe Patri Guijarro, por goli i saj u anulua për pozitë jashtë loje.
Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin “Butarque”.
Ishte fitorja e 13-të rresht për Barcelonën në “El Clasico”.
Barcelona në finale të shtunën do të luajë kundër Levantes, e cila e eliminoi Atletico Madridin të martën mbrëma.
Edhe
Tjetër “El Clasico” e fituar nga Barcelona
Barça është kampione në fuqi në Spanjë dhe në Evropë.
Tani e synon edhe trofeun e Superkupës, për vitin e tretë rresht.