Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, përveç që synon ta mbajë yllin Lionel Messi, po kërkon të sjellë edhe përforcime.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, presidenti i klubit katalonas e dëshiron dyshen David Alaba dhe Erling Haaland.
Mbrojtësi i Bayern Munichut, Alaba, do të largohet si futbollist i lirë në fund të këtij sezoni. Për t’i siguruar shërbimet e Alabas, Barcelona duhet të fitojë konkurrencën me Real Madridin, që tash e disa kohë ka nisur bisedimet me klubin madrilen.
Por dy rivalët e La Ligas, në afatin e transferimeve do të synojnë të bindin edhe sulmuesin Erling Haaland për të cilin kanë shprehur interesim.