Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona po mendon për transferimin e talentit polak Karbownik

Barcelona është duke u interesuar për transferimin e talentit polak të Wisla Krakowit, Michal Karbownik, shkruan “Mundo Deportivo”.

Klubi katalunas është duke u interesuar për një mbrojtës të majtë për t’i bërë konkurrencë Jordi Albas në këtë pozitë.

Reprezentuesi i U-19 të Polonisë, Karbownik shihet si kandidat. Mirëpo, mësohet se Barcelona nuk është klubi i vetëm që po interesohet për talentin. Në këtë listë janë edhe Tottenhami, Real Betisi, Sevilla dhe Real Sociedadi.