Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona pas yllit të Lazios

Futbollisti spanjoll, Luis Alberto pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës.

Vetëm pak kohë më parë rinovoi kontratën me Lazion deri në vitin 2022, por Luis Alberto mund të largohet nga Italia gjatë kësaj vere.

Në veçanti, bardhekaltërit duhet të kenë kujdes nga Barcelona, e cila kërkon pasuesin e Andres Iniestas, që në fund të sezonit do të largohet nga Camp Nou, transmeton KP.

Klubi italian gjithsesi nuk mendon ta shesë më pak se 40 milionë euro mesfushorin me tipare sulmuese.

Kujtojmë se Alberto në sezonin 2012/13 ka luajtur me skuadrën e dytë të Barcelonës, ku nuk arriti të bindte drejtuesit e klubit që ta mbanin.