Sulmuesi i krahut, Ousmane Dembele ka kohë vetëm një muaj për të vendosur për të ardhmen e tij te Barcelona. Ky është ultimatumi që krerët e klubit spanjoll ia kanë dhënë francezit, i cili po heziton ta rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni.
Te Barcelona duan ta mbajnë Dembelen, por kërkesat e tij të larta kanë bërë që klubi ta paralajmërojë.
Në rast se Dembele nuk vendos për të ardhmen e tij, atëherë Barcelona edhe zyrtarisht do ta nxjerrë në shitje gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dembele këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e pësoi muaj më parë. Ai është pjesë e Barcelonës prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi.