Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona ofron një mesfushor në ofertën për Coutinhon

Barcelona planifikon që të ofrojë edhe një mesfushor të saj në ofertën për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Don Balon raporton se klubi katalunas është i gatshëm të oferojë mesfushorin kroat Ivan Rakitiq, transmeton Koha.net.

Barcelona po insiston në transferimin e brazilianit, përkundër që Liverpooli i ka bërë të ditur se Coutinho nuk është në shitje.

Megjithatë mediat në Spanjë sot kanë raportuar se Liverpooli është i gatshëm të shesë brazilianin për 150 milionë euro.