Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona nuk ndalet, mposht edhe Elchen

Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga. Katalonjasit të dielën në udhëtim kanë mposhtur Elchen me përmbysje të rezultatit 2:1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Fidel në minutën e 44-të për 1:0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në minutën e 61-të, katalonjasit barazuan rezultatin në 1:1.

Ishte Ferran Torres që realizoi pas asistimit të Jordi Albas.

Golin e fitores Barça e shënoi nga pika e bardhë. Në minutën e 84-të Memphis Depay realizoi për 2:1.

Edhe Barça vazhdon me fitore në La Liga Futboll 5 muaj më parë Barça vazhdon me fitore në La Liga

Barcelona pas kësaj fitoreje renditet në pozitën e tretë me 48 pikë.

Elche zë vendin e 14-të me 29 sosh.