Barcelona nuk ka lëshuar pikë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të të La Ligas.
Barça të shtunën mbrëma e mposhti Elchen në udhëtim me rezultatin 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjiganti katalunjas vazhdon ta ruajë pozitën e parë me 55 pikë.
Për skuadrën e Hansi Flickut ishte fitorja e katër radhazi në të gjitha garat.
Lamine Yamal e kaloi në epërsi Barçën në minutën e gjashtë.
Elche i barazoi shifrat në minutën e 29-të me golin që e realizoi Alvaro Rodriguez.
Në minutën e 40-të, Ferran Torres i kaloi në epërsi sërish 2:1 mysafirët.
Golin e tretë për klubin e madh spanjoll e realizoi anglezi Marcus Rashford në minutën e 72-të.
Elche ka 24 pikë në vendin e 12-të.
