Skuadra e Barcelonës ka paralajmëruar Manchester Cityn dhe Real Madridin në lidhje me transferimin e mesfushorit Florian Wirtz.
ESPN ka zbuluar të hënën se Barcelona tashmë ka nisur negociatat me Bayer Leverkusenit për shërbimet e 20-vjeçarit.
Thuhet se Barcelona po synon transferimin e Wirtzit në fund të këtij edicioni dhe marrëveshja me Leverkusenin mund të arrihet në janar. 20-vjeçari është njëri prej lojtarëve më të mirë në Bundesligë dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro.
Ai ka kontratë deri në vitin 2027 me Leverkusenin, ndërsa është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2020.
Këtë edicion, Wirtz ka 5 gola e 8 asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat për ekipin gjerman.