Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona monitoron Wirtzin

Mesfushori Florian Wirtz mund të jetë transferimi i madh i Barcelonës në verën e vitit të ardhshëm, përcjell “Bild” të martën.

Mësohet se Barcelona ka kohë që po e monitoron 20-vjeçarin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez. Wirtz po shihet si përforcim i madh te Barcelona për mesfushën, duke pasur parasysh moshën e re dhe paraqitjet që po shfaq me fanellën e Bayer Leverkusenit.

Ai vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë në Bundesligë, ndërsa kartoni i tij vlerësohet deri në 100 milionë euro. Reprezetentuesi i Gjermanisë edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira, ku në 7 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ka shënuar 3 gola dhe ka bërë po aq asistime. Wirtz ka kontratë me Leverkusenin deri në verën e vitit 2027.