Pas Barcelonës edhe Real Madridi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Gjermanisë, Florian Wirtz, ka njoftuar “Marca” të enjten. Mësohet se Reali është gati të rivalizojë Barcelonën, por edhe ekipet e tjera nga Anglia për 19-vjeçarin.
Madje, thuhet se ekipi spanjoll ka bërë gati ofertën për Bayer Leverkusenin, ekip me të cilin Wirtz ka kontratë deri në vitin 2027. Për ta bindur ekipin gjerman në lirimin e tij në verë, Reali është gati të ofrojë 70 milionë euro.
Wirtz vlerësohet ndër lojtarët më të talentuar në Bundesligë, ndërsa prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të Leverkusenit. Këtë sezon ai ka 2 gola e 6 asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm