Barcelona po planifikon ta mbajë në skuadër Ousmane Dembelen.
Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit spanjoll i kanë ofruar kontratë të re francezit. Krerët e klubi të Barcelonës i kanë ofruar Dembeles kontratë trevjeçare që do ta mbante atë në “Camp Nou” deri në vitin 2024.
Dembele është në vitin e fundit të kontratës me katalunasit dhe nuk ka pranuar ende vazhdimin e saj.
Për shërbimet e 24-vjeçarit interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Bayern Munichu dhe PSG-ja.
Artikuj të ngjashëm