Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona nis bisedimet me Napolin për Koulibalyn

Barcelona shpreson të transferojë mbrojtësin e Napolit Kalidou Koulibaly.

Sipas mediave italiane drejtuesit e klubit po e shohin Koulibalyn si zëvendësues të Ronald Araujo që mund të largohet në fund të sezonit.

Katalunasit do të nisin negociatat me Napolin për të parë situatën e mbrojtësit senegalez.

Drejtuesit e klubit spanjoll mund të dërgojnë një ofretë për të bindur klubin italian ta lirojë lojtarin.