Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në histori, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Barcelona ka arritur të shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve duke përmbysur gjithçka ndaj PSG-së për të kaluar në çerekfinale të edicionit të sivjetmë.

Pas humbjes 4 me 0 në ndeshjen e parë, Barça hyri në histori duke kthyer gjithçka me fitoren e thellë 6 me 1. Kjo fitore u vulos krejt në sekondat e fundit të takimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo është hera e parë që një ekip ka arritur të kalojë tutje edhe pse në ndeshjen e parë ka pësuar 4 me 0.

Në një atmosferë të zjarrtë në “Camp Nou” Barcelona e nisi për mrekulli takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e tretë përmes Luis Suarezit. Më pas Kurzawa shënoi autogol për ta dyfishuar epërsinë e Barcelonës.

Në pjesën e dytë pesë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi çoi rezultatin në 3 me 0, duke shënuar nga pika e bardhë.

PSG-ja arriti të ngushtojë epërsinë përmes Edinson Cavanit që shënoi në minutën e 62-të.

Më pas Neymar shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë, dhe një nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin e përgjithshëm në 5 me 5.

Dhe kur të gjithë menduan se PSG-ja do të shkojë tutje, ishte goli nga Sergio Roberto në minutën e 90+5 që çoi Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.