Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në garë për Konaten

Pas Real Madridit, edhe Barcelona është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të Leipzigut, Ibrahima Konate ka njoftuar e përditshmja “AS” të mërkurën.

Mësohet se Barcelona po e sheh Konaten si përforcim të duhur për mbrojtjen në sezonin e ri dhe për transferimin e francezit këtë verë është e gatshme të paguajë rreth 30 milionë euro.

Konate 21-vjeçar këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në ekipin gjerman.

Në 15 ndeshje në të gjitha garat, Konate ka shënuar një gol për Leipzigun. Për ta lënë të lirë Konaten, Leipzigu po kërkon të paktën 50 milionë euro. Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm