Barcelona e Real Madridi janë në garë për transferimin e mbrojtësit të RB Leipzigut, Ibrahima Konate, raporton “AS”.
Chelsea, Manchester Unitedi e Liverpooli po ashtu kanë shprehur interesim për francezin.
Konate 21-vjeçar ka kontratë me Leipzigun deri në verën e vitit 2023. Ai te klubi gjerman është transferuar nga Sochauxi në verën e vitit 2017 si lojtar i lirë. Këtë edicion i ka zhvilluar 15 ndeshje në të gjitha garat me Leipzigun.
Artikuj të ngjashëm