Barcelona synon që ta transferojë sulmuesin Lautaro Martinez këtë verë, por klauzola e tij përfundon më 7 korrik.
Detajet janë bërë të ditura nga mediumi “El Mundo Deportivo”.
“Është një klauzolë që përfundon më 7 korrik. Të shohim se çfarë dëshiron Barcelona të bëjë fillimisht dhe më pas të ulemi dhe të bisedojmë për lojtarin”, i ka thënë gazetës spanjolle drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta.
Besohet se sulmuesi argjentinas është prioritet i Barcelonës këtë verë, me klubin që e sheh 22-vjeçarin si pasues të Luis Suarezit.
Argjentinasi ka shënuar 16 gola në 31 ndeshje me Interin këtë edicion, ndërsa ka shkëlqyer edhe në garat evropiane, duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje në “Champions League”.
Kontrata e Martinezit me Interin përfundon në qershor të vitit 2023, ndërsa u transferua te “nerazzurrët” në qershor të 2018-s për 22.7 milionë euro nga Racing Club.