Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kërkon ta mbajë yllin e ekipit

Barcelona po tenton ta bindë Ousmane Dembelen të vazhdojë kontratën.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit po synojnë ta mbajnë sulmuesin e krahut.

Madje edhe presidenti i klubit Joan Laporta do të ketë një takim me lojtarin që do të synojë ta bindë ta vazhdojë kontratën.

Kontrata e Dembeles me katalunasit skadon në vitin 2022.

Klubi spanjoll i ka ofruar kontratë trevjeçare që do ta mbante atë në “Camp Nou” deri në vitin 2025.