Barcelona është në garë për të fituar çdo kompeticion ku merr pjesë në këtë sezon.
Messi me kolegët kryesojnë kampionatin me një avantazh prej 8 pikë ndaj Atletiko Madridit, që mund të shkojë në 11 me një fitore në fushën e Betisit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë 1/8-at e Ligës së Kampionëve, Barcelona do të ndeshen me Chelsean, një ekip që nuk po zhvillon një sezon shumë të mirë. Mirëpo trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, beson se kampionati spanjoll është caku kryesor.
“Objektivi ynë është La Liga. Kjo nuk do të thotë se nuk duam të fitojmë Kupën e Mbretit, duam, por La Liga është kompeticioni që do të shënjojë sezonin tonë. Kupa e Mbretit apo Liga e Kampionëve mund të humben për çështje detajesh. Espanyol, për shembull, ka shënuar kur ne kemi shtuar sulmet në kërkim të golit. Liga e Kampionëve është një ëndërr, por jemi plotësisht të përqendruar te kampionati. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se do të heqim dorë”, ka thënë ai, transmeton kp.
Të enjten e ardhshme Barcelona do të presë në shtëpi rivalët e Espanyolit në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Mbretit. Objektivi, aspak i pamundur për t’u arritur, do të jetë të përmbyset humbja 1-0 e pësuar në ndeshjen e parë.