Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona interesohet për Tellesin

Barcelona ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut Alex Telles.

Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit spanjoll po e shohin mbrojtësin e krahut të majtë si përforcim ideal.

Krerët e klubit të Barcelonës do të dërgojnë një ofertë në drejtim të Manchester Unitedit për brazilianin.

29-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në Premier League.

Ai ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2024.

Telles po shihet si zëvendësues ideal i Jordi Albas.